Vajza që i habiti të gjithë me veprën e artit: Unë nuk jam sëmundja e lëkurës

Një vajzë që vuan nga një sëmundje e lëkurës, e quajtur ekzema i ka habitur të gjithë me pamjen e saj.

Bronya Humphreys pranon hapur që është me këtë gjendje, por askush nuk do e kuptonte duke parë fotografitë e saj në rrjetin social, Instagram.

20-vjecarja ka vendosur që sëmundjen kronike ta kthejë në një vepër arti duke përdorur grim. Edhe pse ka arritur numër të madh ndjekësit në Instagram, përsëri merr komente për ekzemën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Fillova të bëj grim për të kaluar depresionin prenatal, por tani po përpiqem të përdor platformën time në Instagram për të ndihmuar dhe frymëzuar njerëzit e tjerë që vuajnë nga kjo sëmundje,” – tha Bronya për Independent.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sëmundja i shkakton skuqje poshtë dhe sipër syve, për të cilat merr komente të rënda. Gjithsesi, ajo ka arritur të mposhtë cdo fjalë, ku së fundmi me një postim në Instagram tha: “Unë kam ekzema. Kam një sëmundje lëkure. Kam patur kaq shumë komente negative për paraqitjen time. Kur përdor grim më thonë që jam false. Kur nuk përdor më thonë se dukem si zombi. Gjithcka mund të them është se nuk jam sëmundja e lëkurës.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?