Vajza shkon në disko del pozitive me Covid, 40 miq të saj në karantinë
Një vajzë 17-vjeçare nga Modena e Italisë rezultoi pozitive në testin e tamponit të kryer në Repartin e Urgjencës së spitalit Infermi di Rimini. Vajza kishte mbërritur në Riccione në fillimin e javës së kaluar me disa shoqe për të kaluar pushimet, por së fundi kishtë pasur dhimbje të forta veshi.
Pasi rezultoi e prekur me Covid, nisi menjëherë hetimi epidemiologjik me qëllim gjurmimin e të gjithë kontakteve të vajzës dhe shmangien ose të paktën kufizimin e një shpërthimi të sëmundjes. 40 të rinj që kishin pasur kontakte me të u identifikuan dhe izoluan.
Vajza është asimptomatike, është mirë dhe tani ndodhet në izolim në shtëpi. Hetimi i menjëhershëm epidemiologjik i dy referencave Ausl, ai i Romagna dhe Modena për të gjurmuar të gjitha kontaktet e vajzës dhe për të parandaluar çdo shpërthim. Ajo kishte shkuar atje bashkë me të emën.
Dy prej tyre, që ishin gjithashtu nga Modena të moshave 19 dhe 17 vjeç, rezultuan gjithashtu pozitivë. Mediat vendase thonë se për këtë rast, ishin kryer shumë testime.