Vaksina anti-Covid, e përgatitur nga Kina pritet të jetë gati në nëntor

Vaksina kineze kundër koronavirusit mund të jetë gati për t’u shpërndarë diku nga nëntori apo dhjetori.

Lajmin e ka dhënë Wu Guizhen, kryetarja e bio-sigurisë në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Kinë, shkruan abcnews.al

Duke folur për median shtetërore CCTV, Wu tha: “Do të ndodhë shumë shpejt. Puna deri më tani po ecën mirë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Kina, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, është duke prodhuar 9 nga 30 vaksinat anti-Covid që janë duke u testuar aktualisht në njerëz.

Swiss Digital Mobile Reklama

Javën e kaluar, Universiteti i Hong Kongut, në bashkëpunim me kërkuesit nga Kina qendrore, njoftuan se një vaksinë që merret nga hundët në formë “spray” është duke u futur në testet klinike.

Me mijëra rezidentë kinezëve u janë injektuar vaksina eksperimentale të bëra nga kompani kineze, duke përfshirë edhe “China National Biotec Group” dhe Sinovac Biotech.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?