Vaksina antiCovid, një tjetër shtet njofton gjetjen e saj
Kuba lajmëron nisjen gjatë javës që vjen të testeve klinike, sa i takon vaksinës që pretendon se ka zbuluar kundër koronavirusit.
Testimet do të zgjasin deri në fillim të vitit 2021, siç raporton regjistri publik kuban i eksperimenteve klinike.
Vaksina është zhvilluar nga instituti shtetëror ‘Finlay Vaçine’, ndërkohë që ilaçi do të quhet ‘Soberana 01’ dhe do të aplikohet në dy doza të injektuara në rrugë intramuskulare. Ndërkohë detaje të tjera lidhur me vaksinën nuk u bën me dije.
Në eksperimentin klinik ku do të përfshihen 676 persona me moshë nga 19 deri në 80 vjeç, do të ketë dy faza, ku e para do të nisë të hënën.
Qendra shtetërore njoftoi 11 janarin e vitit 2021, si datën e përfundimit të testimeve.
Përqindja e subjekteve me përgjigje imune duhet të jetë së paku 50% më e lartë se grupi i kontrollit, sipas raportit të Regjistrit Publik Kubës të Provimeve Klinike.
Shpallja e rezultateve klinike për vaksinën e re vjen në një kohë kur disa përhapje të vrullshme kanë ndodhur, kryesisht rreth Havana.