Vaksina, e papritur nga Bill Gates: Një dozë e vetme, e pamjaftueshme

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, i angazhuar me vaksinën anti-COVID e njëherësh i gjendur nën dyshime, akuza e sulme për komplot, tronditi së fundi me deklarimin se një dozë e vetme nuk do jetë e mjaftueshme kundër koronavirusit. Sipas tij, një e vetme mund të vlejë vetëm në fillim të pandemisë.

Ai tha në një intervistë për CBC News se gjetja e një vaksine kundër koronavirusit do të kërkonte një përpjekje të madhe, në nivel global.

“Për momentin, nuk duket se ndonjë nga vaksinat që bëhen janë të mjaftueshme për t’u mbrojtur në një dozë të vetme.

Kjo ishte shpresë që në fillim. Ndoshta vaksinat që do të bëhen më vonë do të na befasojnë pozitivisht.

Por tani për tani, siç qëndrojnë gjërat, jo. Kur bëhet fjalë për të moshuarit, ata mund të duhet të marrin më shumë se dy doza,” tha Gates.

SHKARKO APP