Vaksina edhe në farmaci, Franca synon të përshpejtojë procesin

Autoritetet franceze do të vendosin në dispozicion për dhjetë vitet e ardhshme, një plan shëndetësor prej 19 miliardë eurosh. Farmacistët kishin ngritur shqetësime për çështje të ndryshme shëndetësore. Ata po përgatiten të marrin pjesë në procesin e vaksinimit në vend.

Duke nisur nga 15 marsi grupmoshat nga 50-74 vjeç edhe me histori shëndetësore do të mund të vaksinohen edhe në farmaci jo vetëm tek mjekët e tyre. Përpara çdo injektimi do të plotësohet një formular mbi gjendjen shëndetësore.

Nuk do të jetë e nevojshme një rekomandim, por farmacistët janë ata që mund të japin receta vaksinimi sigurisht nëse plotësohen të gjitha kushtet. Në Danimarkë së shpejti nis testimi tek njerëzit i vaksinës anti-covid, një prodhim vendas. Ajo do të quhet “Adaptvac”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht do të injektohen 42 vullnetarë. Duket se kjo vaksinë ka disa avantazhe, thuhet se siguron mbrojtje më të gjatë sesa vaksinat e tjera që po përdoren por një gjë e tillë duhet të konfirmohet nga provat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?