Vaksina gjithmonë e më afër, ekspertët: 5-6 modele
Një vaksinë kundër Covid-19 do të jetë e disponueshme në 2020-tën dhe 2021-shin, sipas një këshilltari të lartë të qeverisë britanike për pandeminë. Sir Jeremy Farrar, drejtor i kërkimeve shëndetësore në organizatën “Welcome trust” dhe për programin “Hard Talk” të BBC se shkenca kishte shënuar progres të madh dhe se me shumë gjasë, 5 ose 6 modele të vaksinës, nga SHBA, Europa, Kina dhe Rusia do të ishin së shpejti të disponueshme.
Pavarësisht toneve optimiste, eksperti bëri thirrje për kujdes, pasi gjenerata e parë e vaksinave nuk do të ofrojë zgjidhje për gjithçka. Një tjetër zhvillim pozitiv vjen nga Shtetet e Bashkuara ku kompania amerikane “Novavax”, njoftoi se vaksina e saj eksperimentale kundër Covid-19, ka nxitur një përgjigje të fortë të imunitetit, duke prodhuar më shumë antitrupa, sesa ato janë të pranishëm në pacientët e shëruar.
Pas dozës së parë, të gjithë subjektet që morën vaksinën zhvilluan, antitrupa që bllokojnë virusin SARS-CoV-2. Pas një doze të dytë, të dhënë 28 ditë më vonë, të gjithë pjesëmarrësit kishin antitrupa neutralizues më të fuqishëm. Kompania tha se efektet anësore përgjithësisht ishin të lehta.