Vaksina kineze, zgjerohet harta e përdorimit

Teksa gjigantët botëror të farmaceutikës e kanë të pamundur të përmbushin në kohë kërkesat e mëdha për vaksina anti-covid nëpër botë, shumë vende po shohin si një alternativë për të shpëtuar sa më shpejt nga pandemia, përshpejtimin e procesit të imunizimit me vaksinat kineze.

Kjo është ngarkesa e parë me 30 mijë doza vaksinash nga firma kineze Sinofarm që mbërritën të Mërkurën në Malin e Zi. Vendi i vogël i Ballkanit Perëndimor është rasti më i fundit që i bashkangjitet listës me të paktën 45 vende të botës që janë furnizuar nga “ndihma kineze me vaksina”.

Maqedonia e Veriut ka nënshkruar një marrëveshje për furnizimin me 200 mijë doza nga Kina, ndërsa Serbia është vendi i parë në kontinent që nisi që në mesin e Shkurtit injektimin e vaksinës Sinofarm, prej të cilës ka marrë 1.5 milionë doza. Serbia ka ritmet më të shpejta në kontinent për vaksinimin falë vaksinës kineze dhe renditet e shtata në botë, një vend poshtë Shteteve të Bashkuara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?