Vaksina kundër Covid-19, nxit reagim të fortë imunitar tek të moshuarit

Vaksina e Oksford dhe “AstraZeneca” kundër Covid-19, nxit një reagim të fortë imunitar tek 60 dhe 70-vjeçarët, duke shtuar shpresat se ajo do të mbrojë grupin më të rrezikuar nga Covid-19.

Studiuesit thanë për revistën shkencore “The Lancet”, se të dhënat e fazës së dytë eksperimentale, të bazuara tek 560 vullnetarë të shëndetshëm janë inkurajuese. Faza e tretë e testimeve, rezultatet e të cilës pritet të raportohen gjatë javëve në vazhdim, do të tregojë nëse vaksina pengon infektimin me koronavirusi në shkallë të gjerë.

Tre vaksina, të Pfizer-BioNTech, Modernës dhe rusja Sputnik, kanë treguar efektshmëri të lartë në fazën e tretë dhe më të rëndësishme të testimit, me atë të Pfizer që sugjeron mbrojtje prej 94 përqind te personat mbi 65-vjeç. Profersori Andreë Pollard, drejtues i studimeve të Oksford tha se nuk ishin në garë më kompanitë e tjera, duke shtuar se nevojiteshin shumë vaksina të suksesshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjekja Maheshi Ramasamy, hetuese e Oxford Vaccine Group, u shpreh “Jemi të kënaqur që vaksina jonë, jo vetëm tolerohet nga personat e moshuar, por gjithashtu stimulon një reagim të ngjashëm imunitar me atë të të rinjve. Hapi i radhës do të jetë të shohim nëse kjo do të përkthehet në mbrojtje nga sëmundja”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?