Vaksina kundër Covid-19, shkencëtarët në Rusi e testojnë mbi trupat e tyre

Shkencëtarët në Rusi kanë kryer testimin e parë jozyrtar të një vaksine kundër Covid-19 dhe ata thonë se është efektive.

Epidemiologët në Moskë morën hapin për ta injektuar vaksinën tek vetja e tyre dhe për të ekzaminuar rezultatet.

”Testet e para klinike mbi kafshët e voglla treguan rezultate mjaft premtuese, duke thënë se prototipi duket të jetë efikas dhe i sigurt”, tha Alexander Ginzburg, drejtori i Qendrës Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani, kërkimi për vaksinën do të kalojë në fazën tjetër, për testimin te njeriu, për të cilin studiuesit duhet të marrin miratimin e qeverisë, shkruan Russia Today.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shpresoj që ta marrim këtë leje deri më 15 qershor, siç e kemi planifikuar, dhe të fillojmë studime klinike mbi popullatën njerëzore,” tha Gintsburg.

Qendra ka zgjedhur tashmë një grup vullnetarësh për të vazhduar me testimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?