Vaksina ndaj Covid-19, jo për të gjithë: Në fillim…

“Të parët që do ta marrin vaksinën do të jenë personeli mjekësor, pastaj personat më të rrezikuar për shkak të moshës apo patologjive të caktuara, si dhe forcat e rendit. Më vonë, do të jetë për të gjithë të tjerët me dozat e para nëse do të jenë gati në nëntor apo dhjetor”. Kështu tha për ”La Repubblica Walter Ricciardi”, konsulent i Ministrisë Italiane të Shëndetësisë, i cili së bashku me kolegë nga Franca, Gjermania dhe Holanda ka përgatitur kontratën me kompaninë farmaceutike AstraZeneca.

Kompania Moderna Inc zhvilloi disa studime laboratorike të vaksinës së saj për COVID-19 tek minjtë, duke marrë siguri më të lartë se nuk do të rritet rreziku i shkaktimit të një sëmundjeje edhe më të rëndë dhe gjithashtu se një dozë mund të jetë e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje ndaj Covid-19.

Shkencëtarët e kanë parë këtë rrezik si një pengesë që duhej tejkaluar përpara se vaksinat të mund të testohen në mënyrë të sigurtë në mijëra njerëz të shëndetshëm. Të dhënat e lëshuara nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) dhe kompania Moderna ofruan disa siguri, studimet nuk i përgjigjen plotësisht kësaj pyetjeje.

SHKARKO APP