Vaksina Pfizer / BioNTech, 94% efektive në parandalimin e rasteve asimptomatike

Vaksina Pfizer Inc BioNTech  është 94% efektive në parandalimin e rasteve asimptomatike, sipas një njoftimi nga kompania.

Kjo do të thotë që vaksina mund të zvogëlojë më tepër seç mendohej përhapjen e virusit. Kompanitë gjithashtu kanë treguar se në bazë të analizës së fundit të të dhënave izraelite vaksina është 97% efektive në parandalimin e rasteve simptomatike, sëmundjeve të rënda dhe vdekjes.

Këto rezultate konfirmojnë të dhënat nga Faza III e provave klinike të vaksinës në dhjetor, të cilat treguan 95% efikasitet. Analiza e të dhënave gjithashtu siguroi të dhëna për efikasitetin e vaksinës  kundër variantit B.1.1.7.

Më shumë se 80% e mostrave të testuara kur u krye analiza i përkisnin këtij varianti.

Numri i rasteve të variantit të Afrikës së Jugut (B.1.351) në Izrael ishte shumë i kufizuar, kështu që nuk ishte e mundur të nxirreshin përfundime rreth efektivitetit të vaksinës kundër këtij varianti.

Sipas analizës në kohë reale të të dhënave nga fushata e vaksinimit në Izrael, personat që nuk janë vaksinuar kanë 44 herë më shumë gjasa të infektohen me Covid-19 dhe  29 herë më shumë gjasa të vdesin sesa personat e vaksinuar me Pfizer / BioNTech.

Të dhënat u mblodhën nga 17 janari deri më 6 mars, por ende nuk janë vlerësuar nga kolegët.

SHKARKO APP