Vaksina Pfizer kundër Omicron do të jetë gati në pranverë
Sipas drejtoreshës së Pfizer në Zvicër Sabine Bruckner, vaksina e Pfizer kundër mutacionit të ri Omicron do të jetë gati në pranverë .
“Ne nuk e dimë ende nëse kjo vaksinë do të jetë e nevojshme,” tha Sabine Brickner në një intervistë për Blick , duke shpjeguar se kompania po punon në dy drejtime. Nga njëra anë, duke studiuar se sa efektive është vaksina ekzistuese e koronavirusit dhe nga ana tjetër duke analizuar nëse nevojitet përshtatje dhe çfarë lloj modifikimesh kërkohen.
Sipas të dhënave të deri tanishme, pas marrjes së dozës përforcuese, mbrojtja ndaj Omicron tek të rriturit është 25 herë më e lartë. Doza e përforcuese është e rëndësishme, veçanërisht për mbrojtjen kundër sëmundjeve të rënda, thekson Bruckner.
Pasi vaksina kundër Omicron të jetë gati, pritet të jepet drita jeshile nga autoritetet kompetente zvicerane.