Vaksina ruse, ja si u bë e rëndësishme në luftën ndaj Covid-19

Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi gushtin e kaluar se vaksina e parë kundër Covid-19 në botë ishte aprovuar, para se të kryheshin testet e sigurisë. 20 vende kanë aprovuar përdorimin e vaksinave ruse, përfshirë Hungarinë, ndërsa tregjet kryesore si Brazili dhe India janë afër autorizimit. Rusia tani ka bërë ”një sy qorr” ndaj tregjeve të BE-së, ndërsa blloku lufton me një program vaksinimi për shkak të mungesave të porosive.

Në betejën globale kundër pandemisë që mori 2.3 milion jetë në pak më shumë se një vit, gara për vaksinat ka marrë rëndësi gjeopolitike ndërsa qeveritë përpiqen të rikuperohen nga dëmi i madh ekonomik dhe social i shkaktuar nga karantina. Si një nga disa vende ku shkencëtarët kanë prodhuar mbrojtje efektive kundër virusit, kjo i ka dhënë Rusisë një avantazh të rëndësishëm.

Vendimi i Rusisë për të shpërndarë vaksinën pas satelitit të parë në botë, lëshimi i të cilit u bë në vitin 1957 nga Bashkimi Sovjetik dhe triumfoi mbi Shtetet e Bashkuara në garën hapësinore, kjo e vendos Rusinë si një nga vendet me rëndësi në arritjet e saj shkencore. Suksesi i vaksinës ruse nuk do të ndryshojë armiqësinë e qeverive perëndimore ndaj Putinit, megjithëse mund të forcojë ndikimin e saj në rajone të tilla si Amerika e Jugut.

SHKARKO APP