Vaksina ruse ”Sputnik V”, 95% efikase dhe çmimi është suprizues
Rusia ka bërë me dije se vaksina e saj ”Sputnik V”, u dëshmua 95% efikase dhe se do të jetë mjaft e lirë. Dy dozat e nevojshme për vaksinim të një personi do të kushtojnë më pak se 20 dollarë në tregjet ndërkombëtare, ndërsa në Rusi do të jenë falas.
Çmimi në tregun ndërkombëtar për ”Sputnik V”, është më i lirë sesa ai disa prej rivaleve perëndimore, siç është Pfizeri që kushton më shumë se 18 dollarë për një dozë.
Fondi sovran i pasurisë në Rusi pohoi se Moska dhe partnerët e saj të huaj, kanë kapacitetin të prodhojnë më shumë se 1 miliard doza të vaksinës nga viti i ardhshëm, të mjaftueshme për të vaksinuar më shumë se 500 milionë persona.