Vaksina ruse ”Sputnik V” drejt zyrtarizimit
Rregullatori europian i barnave njoftoi se ka nisur “rishikimin” e vaksinës kundër koronavirusit, të prodhuar në Rusi, Sputnik V. Një vendim i tillë konsiderohet i një rëndësie kyçe drejt miratimit për përdorim të kësaj vaksine në 27 vendet e Bashkimit Europian.
Komiteti i ilaçeve i Agjencisë Europiane të Barnave EMA, do të rishikojë të dhënat nga studimet që po vazhdojnë të kësaj vaksine, derisa të ketë informacion të mjaftueshëm për aprovimin e saj.
Rezultatet paraprake të studimit të avancuar për këtë vaksinë u publikuan në gazetën mjekësore ”The Lancet”. Administrimi i dy dozave të Sputnik V tregoi efikasitet në masën prej 91.6 për qind ndaj pacientëve që kishin simptoma të sëmundjes Covid-19.