Vaksina Sputnik ka efikasitet 92% kundër COVID-19

Vaksina Sputnik ka efikasitet 92% kundër koronavirusit, sipas rezultateve të një studimi publikuar së fundmi, raporton Reuters.

Ekspertët thanë se rezultatet e provës së fazës së tretë tregonin se bota kishte një armë tjetër efektive për të luftuar pandeminë vdekjeprurëse dhe po ashtu justifikuan deri diku vendimin e Moskës për të përdorur vaksinën para se të dilnin të dhënat përfundimtare.

Rezultatet, të përpiluara nga Instituti Gamaleya në Moskë që zhvilloi dhe testoi vaksinën, ishin në përputhje me të dhënat e efikasitetit të raportuara në fazat e hershme të provës, që u zhvilluan në Moskë që nga shtatori.

“Zhvillimi i vaksinës Sputnik V është kritikuar për nxitim, dhe mungesë transparence,” thanë Ian Jones, profesor në Universitetin e Reading, dhe Polly Roy, profesor në Shkollën e Higjenës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.

“Por rezultati i raportuar këtu është i qartë dhe parimi shkencor i vaksinimit demonstrohet,” thanë shkencëtarët, të cilët nuk ishin të përfshirë në studim, në një koment të ndarë nga revista mjekësore “The Lancet”.

Rezultatet u grumbulluan nga 19 866 pjesëmarrës, nga të cilët 4 964 morën dy doza vaksine. Sa i përket efekteve anësore të lidhura me vaksinën, ato ishin shumë të rralla. Vetëm 0,2% e njerëzve kishin efekte anësore si simptoma gripi apo lodhje.

SHKARKO APP