Vaksina turke, Erdogan: Do të jetë gati në vjeshtë

Edhe Turqia do të ketë vaksinën e saj kundër Covid-19. “Shkenca është një e mirë e përbashkët e njerëzimit, nuk duhet të ketë xhelozi” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Vaksina mund të jetë e disponueshme mes shtatorit dhe tetorit. “Kur të jetë gati, Turqia do të ndajë vaksinën e saj Covid-19 me të gjithë” premtoi Erdogan.

Deri më tani, Ankaraja ka përdorur vaksinën kineze Sinovac dhe Pfizer-BioNTech dhe ka njoftuar një furnizim të ardhshëm të Sputnik V. Që kur filloi fushata, janë administruar në vend gati 25 milionë, përfshirë mbi 10 milionë aplikime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?