Vaksinat antivcovid mbërrijnë edhe në Vatikan
Fushata e vaksinimit anticovid ka mbërritur dhe në Vatikan.
Rreth 10 mijë doza të vaksinës PfizerBioNtech janë marrë në dorëzim nga autoritetet e Selisë së Shenjtë dhe në sallën Paulo VI ka nisur vaksinimi për personelin mjekësor e punonjësit e sigurisë.
Prioritet në procesin e vaksinimit kundër pandemisë do të kenë dhe personat e moshuar e nëpunës të zyrave publike në shtetin e Vatikanit.
Ndër personat e parë të vaksinuar këtë mëngjes në Vatikan janë Papa Françesku e Papa i Nderit Ratzinger i cili më 16 prill të këtij viti mbush 94 vjeç.
Do të vaksinohen gjithashtu dhe kardinalë e funskionarë në pension të Selisë së Shenjtë si dhe familjarët e tyre që mbrohen nga Fondi i Asistencës së Shëndetit.
Në këtë fazë të parë është planifikuar të vaksinohen rreth 5 mijë punonjës të Selisë së Shenjtë, e 618 qytetarë, 246 prej të cilëve rezidentë në Vatikan.
Fushata e vaksinimit në Vatikan është në bazë vullnetare dhe zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë informon se Papa Francesku dëshiron të dhuroj doza vaksine dhe për personat e pastrehë që kalojnë natën në muret rrethuese të Vatikanit.
Në një intervistë televizive dhënë pak ditë më parë , Papa Françesku u shpreh se “vaksina është një çështje jetike, varet shëndeti e jeta e secilit por dhe jeta e shëndeti i të tjerëve.”