Vaksinat e Covid-19 duhet të ruhen në temperatura ekstremisht të ftohta, zbulohet arsyeja
Dhjetori i 2020 nisi me vaksinin e popullatës ndaj Covd-19 dhe 2021 shihet si shërimi nga pandemia. Por janë shumë sekrete dhe detaje të pazbuluara. Si përshembull, vaksina e kompanisë Moderna duhet të ruhet në temperatura midis -25 dhe -15 gradë Celcius. Vaksina e kompanive Pfizer/BioNTech duhet të ruhet në kushtet e temperaturës -80 dhe -60 gradë Celcius. Vaksina e prodhuar nga universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca mund të qëndrojë në temperatura frigoriferi. Pse vaksinat e para duhet të ruhen në temperatura ekstremisht të ftohta?
Arsyeja ka të bëjë me një përbërës shumë të rëndësishëm. ARN-ja mesazhere (mARN). ARN-ja në vaksinë është material gjenetik që mëson qelizat imune se si të prodhojnë proteinën “spike” të gjetur te virusi që shkakton Covid, shpjegon Health. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), sistemi ynë imunitar përgjigjet duke krijuar antitrupa kundër kësaj proteine specifike.
Nga vetë natyra, molekulat e ARN-së janë të paqëndrueshme, nëse qëndrojnë pezull për një kohë të gjatë, qelizat tona mund të grumbullojnë nivele të dëmshme të proteinave që ndihmojnë. “mARN degradon me shpejtësi. Ekzistojnë gjithashtu enzima në mjedis dhe rreth nesh që shkatërrojnë mARN”, thotë Lisa Morici, profesoreshë e asociuar në departamentin e mikrobiologjisë dhe imunologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Tulane.