Vaksinimi kusht për fluturimet, OBSH kundër pasaportave Covid-19
Pasaporta e vaksinave kundër Covid-it mund të bëhet kusht për udhëtimet me avion në botë.
Kompania ajrore australiane, “Qantas”, thotë se kjo është kërkesë e qeverive.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve, BBC, drejtuesi i kompanisë, Alan Xhois, sqaroi se kushtin e vaksinimit për të fluturuar me avion e mbështetin gati 90 për qind e klientëve të tyre.
Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë kundër pasaportave të vaksinimit.
Për shkak të izolimit nga pandemia, sektori i aviacionit civil raportoi një rënie me mbi 75 për qind të numrit të pasagjerëve në 2020-ën.
Drejtuesi i kompanisë ajrore “Qantas” thotë se kjo nuk do të rezultojë në rritje të tarifave të udhëtimit, edhe pse ky duhet të jetë rregulli.
Australia, ndërkaq, ka mbyllur kufijtë e vet për shumicën e të huajve, edhe brenda vendit.
Në 2019-ën, 4 miliardë e gjysmë veta në botë përdorën avionët për të lëvizur jashtë.
Xhois parashikon që do të duhen disa vite përpara se të arrihet sërish ai fluks pasagjerësh.