Vala e dytë e Covid-19? Ja çfarë ndodhi në vendet e Europës Juglindore përgjatë muajit gusht

Shumë shtete në Europë po përjetojnë një valë të dytë të Covid-19.  Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, bën me dije se shtetet e Europës Juglindore të Evropës sikundër Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Rumania raportuan gjatë gushtit një rritje të rasteve të të infektuarve, krahasuar me muajt e parë të përhapjes së virusit.

Ekspertët vijojnë të përsërisin se nuk duhet ulur vigjilenca. Sipas Sarah Fortune, pedagoge në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit, gjithmonë duhet ta konsiderojmë veten të rrezikuar derisa të kemi imunitet – gjë që asnjë komunitet nuk e ka arritur – ose derisa të kemi një vaksinë. ”Të flasësh për valën e parë ose të dytë nuk është një koncept shumë i përpiktë. Shumë janë të shqetësuar për atë që do të ndodhë në vjeshtë”,- tha ajo.

Shefi i departamentit për sëmundjet infektive në Universitetin e Edinburgut, Jürgen Haas, thekson se kjo është shumë e mundur pasi sipas tij të gjithë e dimë që Covid-19 transmetohet nga pështyma dhe gjatë sezonit të dimrit, kur njerëzit priren të qëndrojnë kryesisht në dhoma të mbyllura, automatikisht do të ketë një rritje të rasteve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?