Vala e të nxehtit ekstrem prek Greqinë

Temperatura deri në 43 gradë Celsius janë regjistruar këtë të mërkurë në pjesë të ndryshme të Greqisë. Kjo ka bërë që pikat e nxehta turistike si dhe shkollat në të gjithë Athinën të mbyllen.

Meteorologët thonë se temperaturat e larta janë shkaktuar nga erërat jugore që sjellin ajër të nxehtë dhe pluhur nga Afrika e Veriut.

Si rezultat, Akropoli, u mbyll pjesërisht nga mesdita deri në orën 17:00 këtë të mërkurë për shkak të temperaturave kërcënuese për jetën.

Mediat kanë raportuar se turistëve u ra të fikët ndërsa qëndronin në radhë për të hyrë në pikën turistike. Akoma nuk dihet nëse një strategji e tillë për mbylljen e pjesshme të Akropolit do të ndiqet dhe ditët në vazhdim.

SHKARKO APP