Vala e tretë në Europë: Rritja e rasteve me Covid detyron vendet të vendosin kufizime të reja
Europa po përjeton valën e tretë të Covid-19, por pjesa qendrore është prekur më shumë, shkruan euronews.
Polonia ka forcuar kufizimet ndërsa rastet shënojnë nivele rekord, ndërsa Hungaria ka regjistruar shkallën më të lartë të infektimit në botë. Në një shesh të Pragës u pikturuan kryqe në shenjë të viktimave të COVID. Estonia, nga ana tjetër është vendi me nivelin më të lartë të rasteve ditore në botë.
Finlanda ka propozuar bllokimin e qyteteve kryesore, përfshirë Helsinkin.
Në Europën jug-lindore, Bullgaria, e cila po lufton me shpërndarjen vaksinave ka forcuar kufizimet ndërsa rastet kanë shënuar shifra rekord përpara zgjedhjeve .
Rumania ndërkohë nuk ka vendosur masa kufizuese para Pashkëve pavarësisht rritjes së rasteve. Bosnje Herzegovina mori vaksinat e saj të para COVAX këtë javë, por rastet vazhdojnë të shënojnë rritje.
Rritja e rasteve me COVID po kërcënon dëshirën e Greqisë për të hapur sezonin turistik . Rastet kanë shënuar rënie në Spanjë. Belgjika ka vendosur kufizime të reja këtë fundjavë për të luftuar rastet në rritje. Ndërkohë masat e marra në Holandë nuk kanë dhënë efektin e pritur, raporton abcnews.al
Franca ka vendosur një bllokim të pjesshëm në zona të reja këtë fundjavë, pas paralajmërimit të mjekëve se më shumë të rinj po vdesin nga COVID-19.
Gjermania ka paralajmëruar qytetarët të përgatiten për një valë të re. Në fillim të kësaj jave Angela Merkel paraqiti një plan për kufizimet gjatë Pashkëve . Situata në Itali mesa duket është në kontroll pasa masave të marra në disa pjesë të vendit.
Mbretëria e Bashkuar,e cila po kryeson fushatën e vaksinimit ka lehtësuar masat të hënën. Portugalia gjithashtu ka lehtësuar disa masa, ndërsa numri i rasteve ka pësuar rënie./abcnews.al