Vale e dytë në Itali? Mbi 1 mijë raste të reja me koronavirus

Italia mund të themi se është goditur tashmë nga vala e dytë e pandemisë së koronavirusit. Autoritetet shëndetësore raportojnë një rritje të rasteve ditore në shifra që nuk ishin raportuar që prej muajit maj.

Sipas të dhënave zyrtare në 24 orët e fundit u raportuan 1071 raste të reja me koronavirus nga 77 mijë testime të kryera. Gjithashtu 3 persona humbën jetën, krahasuar me 9 që ishin një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë i shqetësohet tashmë faktit se pjesa më e madhe e rasteve të reja iu përket personave që kthehen nga pushimet. 243 persona të tjerë janë shëruar duke e çuar numrin total që nga nisja e pandemisë në 205 mijë.

SHKARKO APP