Valixhe e dyshimtë, aeroporti Heathrow në Londër pezullon disa fluturime
Aeroporti i Londrës, Heathrow ka pezulluar përkohësisht disa fluturime në njërin prej 5 terminale të aeroportit.
Zyrtarët e aeroportit thonë se pezullimet e fluturimeve janë bërë “për shkaqe të sigurisë”.
Një zëdhënëse e aeroportit ka thënë se pezullimet e fluturimeve në terminalin 3, janë shkaktuar për “shkaqe të sigurisë”, por nuk ka dhënë më shumë hollësi.
“Ne jemi duke punuar në terminalin 3 në Heathrow, pas një raporti për një mjet të dyshimt në një valixhe që është detektuar nga rrezet X”, ka thënë policia e Londrës, shkruan rel.
Heathrow, që ka 5 terminale kryesore, është njëri prej aeorporteve më të frekuentuara në botë dhe nga terminali 3, zakonisht kryhen fluturimet e gjata por ka edhe disa fluturime që kanë për destinacion vendet evropiane
KOHA JONË SONDAZH

