“Vapa”, avionët nuk mund të fluturojnë

Ndërsa temperaturat rriten në Feniks të Arizonës, më shumë se 40 fluturime janë anuluar sepse ishte shumë nxehtë për avionët. “American Airlines” ka lajmëruar se ka anuluar dhjetëra fluturime të parashikuara të niseshin nga aeroporti “Sky Harbor”, gjatë pjesës më të nxehtë të ditës.

Rekordi i të gjitha kohërave për temperaturat në feniks, është vetëm një gradë më i lartë, 50, regjistruar kjo më 26 qershor 1990. Në temperatura të larta, ajri ka dendësi më të ulët. Kjo dendësi e ulët e ajrit redukton forcën ngritëse që gjenerohet në krahët e avionit, një parim kyç ky në aeronautikë. Në këmbim, motorët e avionit duhet të gjenerojnë më shumë fuqi për të fluturuar.

Pikërisht kjo është edhe arsyeja përse shumë vende në lindjen e mesme dhe disa aeroporte në lartësi të mëdha në Amerikën e Jugut, i planifikojnë fluturimet afatgjata për në mbrëmje ose gjatë natës, kur është edhe më fresk.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avionë të mëdhenj si “Boeing 747” apo modelet “Airbus”, kanë temperaturë operative më të lartë dhe nuk janë prekur nga i nxehti në Feniks. Shërbimi i parqeve kombëtare ka paralajmëruar vizitorët të evitojnë ecjet në natyre pas orës 10 të mëngjesit dhe të udhëtojnë të përgatitur për mbijetesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?