Variantet e reja të COVID-19, ja cila prej vaksinave është efektive
Vaksina kundër COVID-19, Moderna, duket se ka rezultuar pozitive kundër varianteve të reja të virusit të cilat janë shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Afrikën e Jugut.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kompania, transmeton BBC.
Testet laboratorike kanë dal në përfundimin se antitrupat e injektuar nga vaksina mund të njohin dhe luftojnë variantet e reja.
Ndërkaq, theksohet se nevojiten më shumë studime për të konfirmuar efektivitetin e kësaj vaksine tek njerëzit, të cilët e kanë kryer injeksionin më parë.
Variantet e reja të virusit COVID janë përhapur me shpejtësi në një numër të madh vendesh. Këto variante kanë pësuar ndryshime ose mutacione që do të thotë se ato mund të infektojnë qelizat e trupit të njeriut më lehtë sesa versioni origjinal i koronavirusit që u regjistrua në fillim të pandemisë.
Sipas ekspertëve varianti i ri i virusit, i cili u përhap në Mbretërinë e Bashkuar në shtator, mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm.