Varianti britanik i COVID-19, konfirmohet rasti i parë në shtetin fqinj
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut konfirmoi sot regjistrimin e rastit të parë të variantit britanik të COVID-19 në RMV.
Gjatë analizës së testeve pozitive të janarit në klinikën private “Zhan Mitrev”, testi i njërit prej pacientëve ka rezultuar mutacion me karakteristikat e variantit britanik.
Bëhet fjalë për një 46-vjeçar tashmë të shëruar, i cili ka kryer dy teste në klinikën private më 29 dhjetor dhe 4 janar, të dyja pozitive.
Pacienti nuk ka udhëtuar jashtë shtetit dhe nuk ka paraqitur kontakte me raste pozitive. Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në RMV bëhet me dije se tek të gjitha testet tjera pozitive të janarit nuk janë regjistruar karakteristikat e mutacionit britanik.