Varianti Delta i COVID-19 kërcënon sezonin turistik në Evropë

Vaksinimi masiv dhe rëniza e dukshme e infeksioneve, përhapja e variantit Delta në të gjithë botën, ka rritur frikën e një vale të katërt të pandemisë. Mbi të gjitha, ky variant është tre herë më ngjitës sesa variantet e tjera.

Delta u zbulua për herë të parë në Prill në Indi dhe tani është përhapur në të paktën 92 vende dhe sipas studimeve ai është 40-60% më ngjitës se Alpha, varianti britanik.

Varianti Delta është pranë arritjes së kulmit të infeksioneve në Rusi, veçanërisht në kryeqytetin e saj Moska.

Në anën tjetër shqetësim ka shkaktuar situata në Izrael, ku pavarësisht se popullsia është vaksinuar pothuajse plotësisht, vendi ka regjistruar rritje të rasteve.

Sipas kreut të Shërbimeve të Shëndetit Publik Izraelit, Dr. Sharon Alroy-Price, 891 njerëz kanë rezultuar pozitiv me koronavirus gjatë qershorit, gjysma e të cilëve janë vaksinuar plotësisht.

Portugalia është po ashtu një nga vendet më të prekura nga varianti I ri, ku më shumë se 70% e rasteve në Lisbonë janë varianti Delta. Kjo situatë ka nxcitur rikthimin e kufizimeve në kryeqytete, ku restorantet dhe kafenetë në Lisbonë lejohen të qëndrojnë hapur deri më 15:30 të pasdites në fundjavë.

Ndërkohë, Danimarka ka regjistruar rastin e saj të parë të variantit Delta plus, një mutacion i ri i virusit, i njohur gjithashtu si varianti Nepalez.

Spanja, në anën tjetër shfuqizoi urdhrin për të veshur maskë në ambientet e jashtme, 401 ditë nga momenti kur masa hyri në fuqi për të frenuar pandeminë.

Por në qendër të Madridit, ditën kur kjo masë u hoq, shumë njerëz vazhdonin ta mbanin fytyrën të mbuluar.

Sipas komunitetit shkencor, varianti Delta do të përbëjë 90% të të gjitha rasteve të reja në Europë deri në fillim të gushtit.

Sidoqoftë, ekziston një shqetësim edhe për fëmijët, të cilët mund të jenë më të prekurit nga varianti Delta.

SHKARKO APP