Varianti Delta i Covid-19 po “pushton” botën
Varianti Delta i koronavirusit, për të cilët ekspertët thonë se është më infektues se të tjerët, përbën aktualisht 9-10 për qind të rasteve të konfirmuara nga Francë.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal. Javën e shkuar, ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran bëri të ditur se varianti Delta përbënte 2-4 për qind të rasteve në Francë.
Attal tha po ashtu se Rusia është shtuar në listën e vendeve me rrezik të lartë sa i përket koronavirusit bashkë me Namibia-n dhe Seychelles.
Që nga fillimi i pandemisë, Franca numëron 5,7 milionë të infektuar dhe 110,829 viktima nga Covid-19.