Varianti i ri i COVID-19 mbërrin në Brazil, identifikohen dy raste pozitive

Varianti i ri i koronavirusit mbërrin në Brazil. Në laborator në këtë vend njoftoi të enjten se kishte identifikuar dy raste të prekura nga mutacioni i ri i COVID-19 që u përhap fillimisht në Britaninë e Madhe. “Lloji i ri i virusit ka mbërritur në Brazil”, tha studiuesi Ester Sabino i institutit.

Deri më tani mes vendeve që kanë njoftuar raste të variantit të ri të COVID-19 janë Australia, Italia dhe Hollanda.

“Duke pasur parasysh transmetueshmërinë e lartë, zbulimi i këtyre dy rasteve përforcon rëndësinë e karantinës dhe mbajtjen e izolimit për 10 ditë, veçanërisht për ata që mbërrijnë ose sapo kanë ardhur nga Evropa”, tha Sabino.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?