“Varianti i ri i Covid-19 shqetësues”, Italia bllokon fluturimet me Britaninë e Madhe

Italia bllokon të gjitha fluturimet drejt Britanisë së Madhe dhe ndalon hyrjen në territorin italian për çdo person që gjatë 14  ditëve të fundit ka tranzituar përmes Britanisë së Madhe.

Vendimi sapo është marrë nga Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza i cili ka firmosur urdhëresën që detyron gjithashtu që ata persona që ndodhen në Itali e që kanë mbërritur ditët e fundit nga Britania e Madhe duhet t ‘u nënshtrohen tamponeve antigjenikë e molekularë duke kontaktuar autoritetet shëndetësore përkatëse.

Varianti i fundit i Covid i zbuluar së fundmi në Londër është shqetësues e duhet analizuar mirë nga shkencëtarët tanë e për momentin zgjedhim rrugën e kujdesit maksimal“, ka deklaruar ministri Italian i Shëndetësisë Speranza.

SHKARKO APP