FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vazhdojnë hetimet mbi sulmin terrorist në Londër

Policia në Londër thotë se tre personat që shtypën këmbësorë me furgonin që po ngisnin në Urën e Londrës ishin përpjekur fillimisht të merrnin me qera një kamion 7.5 tonësh, por sistemi i pagesave kishte refuzuar kartën e tyre të kreditit. Kamioni do të kishte shkaktuar dëme shumë më të mëdha në njerëz.

Kreu i komandës së anti-terrorizmit në policinë britanike tha se hetuesit gjetën trembëdhjetë shishe vere në furgon, që mendohet se ishin mbushur me lëndë djegëse. Policia beson se autorët e sulmit kishin në plan të zhvillonin sulme të mëtejshme duke përdorur shishe benzine.

Policia po kërkon ndihmë nga publiku për të zbuluar nga janë marrë thikat e pazakonta prej qeramike në ngjyrë rozë që u përdorën për të goditur civilë në tregun Borough Market. Tetë vetë gjetën vdekjen në sulmin e 3 qershorit dhe afro 50 të tjerë u lënduan. Autorët e sulmit u vranë nga policia./VOA/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?