Vazhdojnë protestat, ushtria kërcënon me jetë protestuesit: Do mbajmë me dhunë pushtetin

Ushtria e Mianmarit ka kërcënuar qytetarët se është gati ta mbajë edhe me dhunë pushtetin e marrë këtë muaj.

Dhjetëra mijëra njerëz demonstruan sërish të hënën në rrugët e vendit, pavarësisht paralajmërimit se policia mund të përdorë plumba të vërtetë nëse nuk i ndalnin tubimet.

Tre protestues u qëlluan për vdekje gjatë fundjavës, ndërsa një grua e re ndërroi jetë po nga armët ditë më parë.

“Na erdhën mbi 15 policë dhe tentuan të thyejnë xhamat e makinës. Shoferin e morën me vete. Ne ishim ulur në tokë në shenjë proteste por ata arrestuan shumë veta.”

Prej tri javësh qytetarët birmanë kërkojnë lirimin e kryeqeveritares, presidentit dhe qindra personave të tjerë të shoqëruar nga policia pas grushtit ushtarak të 1 shkurtit.

Ushtria ka apeluar për ndaljen e protestave pasi publiku rrezikon jetën nëse do të konfrontohej më forcat e rendit.

Në qytetet e mëdha janë shpërndarë policë të armatosur me plumba gome, gaz lotsjellës dhe pompa ujëhedhëse.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e vendit e ka justifikuar si të nevojshëm ushtrimin e forcës ndaj protestuesve, ndërsa ka akuzuar Kombet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera të huaja se po ndërhyjnë në punët e brendshme të Mianmarit.

Pas SHBA-së, edhe Bashkimi Europian pritet të hënën të miratojë sanksione kundër gjeneralëve birmanë.

SHKARKO APP