Vazhdojnë të rriten shifrat në Greqi, konfirmohen 35 raste të reja me koronavirus brenda ditës
Të paktën 13 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Greqi. Nga ky numër, tre persona kanë ndërruar jetë 24 orët e fundit.
Shifrat i ka bërë të ditura zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodra gjatë një konference për mediat të mbajtur të shtunën pasdite. Sipas, Tsiodras vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmuar 35 raste të reja duke bërë që numri i përgjithshëm i të infektuarve të rritet në 495.
Prej tyre, 98 raste nuk dihet ende se ku apo nga kush mund ta kenë marrë sëmundjen dhe shumica e tyre ndodhen në Athinë.
Aktualisht, 100 pacientë ndodhen në spitale dhe 18 prej tyre janë të intubuar. Sipas Tsiodras, mosha mesatare e personave që kanë ndërruar jetë është 76-vjeç.