“Vdekja do të të vijë te dera”, kërcënohet Aleksandër Vuçiç. Reagon edhe Prokuroria

Prokurori i Lartë Publik në Beograd urdhëroi Departamentin Special për Krimet e Teknologjisë së Lartë që të ndërmarrë të gjitha veprimet për të identifikuar personin që kërcënoi me jetë presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Nikola Svetozareviç i cili prezantohet si një aktor dhe kompozitor ka postuar një video në rrjetin social Instagram në të cilën bën thirrje për vdekjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

“Kërcënimet skandaloze me vdekje ndaj Presidentit të Republikës nuk do të tolerohen dhe do të sanksionohen në përputhje me ligjin”, tha prokurori i lartë publik në Beograd, Nenad Stefanoviç, sipas medias serbe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka publikuar fotografi të një personi me kosë me përshkrimin “Për Aleksandar Vuçiç”, të shoqëruar me këngën të titulluar “Je i vdekur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?