Vdekja e Al-Baghdad/ ISIS nuk humb kohë, gati lideri i ri

Gati një ditë pasi ish-shefi Abu Bakar al-Bagdadi vdiq “si një qen”, siç e cilësoi Trump, në sulmet e SHBA-së, ISIS “tashmë ka një drejtues të ri”.

Abdullah Qardash, i njohur edhe si Karshesh, u tha se ishte nominuar nga al-Baghdadi më herët për të drejtuar grupin, siç raportohet nga Newsweek.

Dihet pak për Qardashin, i cili dikur shërbeu në kohën e Saddam Hussein.

Por ai kuptohet se ka marrë përsipër një numër detyrash nga al-Baghdadi para vdekjes së tij.

Ekspertët më herët kanë paralajmëruar se ISIS dhe lëvizjet xhihadiste ekstremiste, gjatë një dekadë e gjysmë në mënyrë të përsëritur kanë treguar rezistencë pas vdekjes së udhëheqësve kryesorë.

Grupi mund të ketë qenë gati për vdekjen e Bagdadi dhe pas një periudhe fillestare të rregullimit prej disa muajsh madje mund ta përdorte atë si një rast për nisjen e sulmeve të reja.

SHKARKO APP