Vdekja e George Floyd nga polici, familja merr 27 milionë dollarë
Qyteti i Mineapolisit ka rënë dakord që të dëmshpërblejë familjen e George Floyd me 27 milionë dollarë, disa javë përpara se të nisë gjyqi për ish-oficerin e policisë, i cili akuzohet për vrasjen e Floyd. Lajmin e njoftoi Këshilli Bashkiak i qytetit, pas seancës me dyer të mbyllura të së mërkurës. George Floyd vdiq në 25 maj 2020, pasi ish-polici Derek Chauvin i mbajti gjurin në qafë për 9 minuta gjatë arrestimit. Vdekja e Floyd shkaktoi protesta masive jo vetëm në Mineapolis, por në të gjithë SHBA-në.