Vdekja e Prigozhin, Kremlini: Wagner do të pushojë së ekzistuari

Pas vdekjes së bujshme dhe të mistershme të Yevgeny Prigozhin, Kremlini i ka dërguar një ultimatum Wagner. “Grupi Wagner do të pushojë së ekzistuari”, njoftoi të hënën nënkryetari i Dumës ruse, Viktor Sobolev, një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Vladimir Putinit.

“Luftëtarët do të jenë në gjendje të ndjekin një jetë civile ose të nënshkruajnë një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes. Ky është një formacion i armatosur i paligjshëm.

Nuk duhet të ketë njerëz të armatosur që nuk janë subjekte të shtetit. Kjo përfundimisht çoi në një kryengritje. Ne ishim në prag të luftës civile”, tha Sobolev, duke iu referuar përpjekjes për grusht shteti të 24 qershorit nën Yevgeny Prigozhin.

SHKARKO APP