Vdekja e tre elektricistëve në Greqi, banorët tregojnë tmerrin: Pamjet ishin shokuese, 45-vjeçari shqiptar mbeti i varur, dy të tjerë u përplasën në tokë

Banorët e Eretria në Greqi rrëfejnë tmerrin pas tragjedisë së ndodhur sot, ku tre elektricistë humbën jetën, mes tyre një shqiptar dhe një i katërt është plagosur rëndë. Ata thonë se ngjarja ishte shokuese dhe se gjithçka ndodhi brenda disa sekondash.

“Ngjarja tragjike ndodhi 50 metër nga sheshi qendror i fshatit. Kalimtarë ndiqnin me kureshtje riparimet që kryente ekipi në shtyllën e korrentit.
Pamjet ishin shokuese, brenda pak sekondash 45-vjeçari shqiptar Aleks Bruka, babai i 3 fëmijëve të mitur dhe njeri i dashur i zonës, mbeti i varur ndërsa morën flakë rrobat dhe digjej. Dy teknikët e tjerë grekë, më të rinj në moshë, goditja e korrentit i hodhi në shesh me fuqi të jashtëzakonshme. Me 45-vjeçarin shqiptar situata ishte e frikshme, mbeti i varur 2 orë derisa mundën ta zbresin ekipi i zjarrfikëses, u dogj në kokë dhe rrobat”, janë disa nga rrëfimet e banorëve të shokuar nga ngjarja. Deri tani, autoritetet greke kanë thirrur në polici 3 persona të konsideruar përgjegjës për punimet në zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?