Vdes e burgosura shqiptare në Greqi, shoqet e qelisë: Shkak koronavirusi

Një grua me origjinë nga Shqipëria ka ndërruar jetë në burgun e Thiva në Greqi.

Autoritetet greke nuk bëjnë me dije shkakun e vdekjes së saj, megjithatë gratë e tjera që ndodhen në këtë burg kanë protestuar me argumentin se ajo ndërroi jetë për shkak të koronavirusit.

Të dënuarat e tjera thanë se viktima 42 vjeç, kishte temperaturë ditët e fundit, si dhe shenja të ngjashme me simptomat e Covid-19, po ministria e Mbrojtjes se qytetarit thotë se shkaqet janë patologjike, gjithsesi, priten rezultatet toksikologjike të trupit të viktimës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trupi është dërguar për ekspertizë. Gjatë natës është shënuar një mini revoltë në burgun e Thivës, ku të dënuarat kanë djegur batanije, por në këtë moment situata është e qetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?