Vdes mjeku i parë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Facebook bëri të ditur se sot në spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë D-r Arifikmet Deari, urolog nga Tetova.

“Dr. Deari është shtruar në spital për problem neurologjike por është diagnostifikuar edhe me Covid-19. Pas 15-të ditësh trajtim në spital ai humbi betejën me sëmundjen”, tha Filipçe.

Filipçe shtoi se doktor Deari ishte mjeku i parë që vdiq nga komplikimet e koronavirusit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?