Vdes në aksident biznesmeni i njohur në Greqi

Një biznesmen tepër i njohur në Greqi, Theodoros Nitsiakos humbi jetën në një aksident automobilistik pasi makina e tij doli nga rruga dhe u përplas me një shkëmb.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin e tij të lindjes Aetomilitsa.

Theodoros Nitsiakos është themeluesi i kompanisë “Chicken Nitsiakos”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fillimet e tij për të ngritur kompaninë, prindërit shitën bagëtinë pasi banka nuk e mbështeste. Biznesi u zgjerua duke u bërë prodhuesi më i madh i mishit të pulës në Greqi, dhe një nga  kompanitë kryesore të tregtimit të miellit të drithërave dhe të sojës në vend, raportojnë mediat greke.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?