Vdes në burg bosi i Camorras
Ka ndërruar jetë në burgun e Parmës në Itali, super bosi i mafies Camorra, Raffaele Cutolo.
Konsiderohej themeluesi i riorganizimit të mafies napoletante Camorra e përgjegjës i atentateve të gjakshme mafioze në vitet ’70-’80.
Prej vitit 1995 ndodhej në burg nën regjimin më të egër 41 bis, me 4 dënime të përjeteshme për vrasje e organizim kriminal mafioz.
I njohur me nofkën “o profesore“, ka kryer vrasjen e tij të parë, më vitin 1963, në moshën 22 vjeçare.
Aktiviteti kriminal i Raffaele Cutolo arriti kulmin në vitin, 1971 kur themeloi lindjen e “Camorra e re e organizuar”, një model klanesh mafioze, i bazuar në një skemë piramidale si mafia kalabreze e ajo siciliane dhe e frymëzuar nga rite masoneria.
Modeli i tij mafioz ishte kulti i personalitetit të kapos, me një ideologji kriminale paraushtarake e përbërë nga një bazë ushtarësh besnikë në mbrojtjen e çdo afere të paligjshme.
Raffaele Cutolo, lindi në qytezën Ottaviano, në afërsi të vullkanit Vezuvio në provincën e Napolit.
Ndërroi jetë në spitalin e Parmës ku po kurohej nën regjimin e burgut.
Vuante nga disa patologji të rënda e pak kohë më parë avokati i tij, në emër të familjarëve kërkoj ndryshimin e masës së dënimin në arrest shtëpiak, për shkak të moshës së thyer e gjendjes së rënduar shëndetësore.
Por Gjykata e Bolonjës, në qershor të 2020 e hodhi poshtë këtë kërkesë duke e konsideruar krye bosin si “simbol i të gjitha grupeve kriminale, që pavarësisht moshës së tij, prania në territor mund të shkaktonte rigjallërimin e aktiviteti kriminal të mafies.”