Vdes në moshën 80 vjeçare vrasësi serial më monstruoz në historinë e SHBA

Vrasësi  i njohur serial Samuel Little është shuar në moshën 80 vjeçare.

Little ndërroi jetë në një spital të Kalifornisë ditën e mërkurë (30 dhjetor).

Ai po vuante një dënim të përjetshëm për vrasjen e tre grave, por gjatë gjyqit ndaj tij, ai kishte rrëfyer se kishte vrarë 93 gra midis viteve 1970 dhe 2005. Mediat amerikane raportojnë se shumica e viktimave ishin punonjëse seksi apo gra të varura nga droga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Little, një ish-boksier i qëllonte viktimat e tij me grushte para se ti mbyste me duar. Jo gjithmonë viktimat kishin shenja të dukshme si plagë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa trupa nuk janë gjetur kurrë, ndërsa disa viktima janë shënuar si vdekje për shkak të mbidozave.

FBI doli në konkluzione vitin e kaluar se rrëfimet e tij ishin të vërteta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?