Vdes nga Covid polici që ishte kundër vaksinimit: Jam më i fortë se virusi

Një polic 58-vjeçar, Candido Avezzù, vdiq më 29 gusht në spitalin Jesolo, Itali nga komplikimet pasi ninfektimit me Covid-19.

Avezzù ishte testuar pozitiv për virusin më 28 korrik dhe, në fillim gjendja e tij nuk dukej serioze, por situata u përkeqësua më 10 gusht, aq sa ishte i nevojshëm një transferim në kujdes intensiv.

Sipas Lëvizjes Sindikale Autonome të Policisë, ka të ngjarë që agjenti të ketë marrë virusin e gjatë një shërbimi në pikën e nxehtë të Tarantos, ku kishte shpërthyer një vatër mes emigrantëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte vetë Avezzù ai që tregoi në mediat sociale atë që po ndodhte. Më 28 korrik, duke u vendosur në spitalin Jesolo, ai shkroi në Facebook: “Nuk është një vend për të kaluar pushimet, shpresoj të shkoj në shtëpi këtë mëngjes”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky nuk ishte rasti. Një postim tjetër dhe përfundimtar u shfaq më 10 gusht. “Unë po hyj në terapi intensive”.

Mediat italiane raportojnë se polici ishte mosbesues ndaj Covid, dhe i kishte thënë gruas së tij se ishte më i fortë se virusi, madje ishte kundër vaksinimit.

“Ai ishte i bindur pa vaksinë, më tha se ishte më i fortë se virusi,” ka treguar gruaja e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?