Vdes nga Koronavirusi deputetja iraniane e porsa emëruar

Një anëtare e parlamentit iranian e zgjedhur kohët e fundit vdiq sot nga Koronavirusi, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Fatemeh Rahbar, 55 vjeç, ishte një deputete konservatore nga kryeqyteti Teheran e cila u emërua në zgjedhjet e përgjithshme të muajit të kaluar.

Partia e saj fitoi shumicën e vendeve në një votim që u krye me pjesëmarrjen më e ulët të deputetëve në historinë e Republikës Islamike.

Media iraniane raportuan dje se Rahbar kishte shkuar në spital në gjendje kome për shkak të virusit.

Irani është vendi i tretë më i prekur nga virusi, i njohur gjithashtu si Covid 19, me 5.823 raste dhe 145 vdekje të raportuara deri më sot.

Kina, epiqendra e shpërthimit, deri më tani ka raportuar 80651 raste, nga të cilat 3.070 ishin fatale.

SHKARKO APP