Vdiq Mbreti, pasuesi del me kanotiere (FOTO)

Mijëra tajlandezë vajtuan në rrugë për vdekjen e mbretit të tyre të dashur. Mbreti Bhumibol humbi jetën në spital në moshën 88-vjeçare. Ai ishte monarku më jetëgjatë në fron në botë.

Ai shërbeu për 70 vite me devotshmëri. Por frika më e madhe është për pasuesin e tij. Princi Maha Vajiralongkorn njihet për stilin e tij të shfrenuar të jetës.

Njëherë ai u fotografua me kanotiere, bashkë me një prej të dashurave të tij. Vetë princi ka kërkuar që të shtyhet kurorëzimi i tij. Disa thonë se kjo ka ardhur pas hezitimeve se emri i tij do njollosë emrin e mirë të mbretërisë.

Njerëzit nuk e vlerësojnë 64-vjeçarin, që ka bërë një jetë të çuditshme.  Ai u shkollua në disa prej shkollave më të mira në botë dhe u gradua si oficer dhe pilot.

Por me raste jetonte si murg budist. Më pas u lëshua në shfrenim. Ai është martuar tre herë dhe mediat i kanë publikuar në një rast një video orgjish. Së fundmi është në lidhje me një stjuardesë, 32 vite më e re se ai. Vitin e shkuar bleu një vilë 10 milionë euro në Gjermani.

 

SHKARKO APP