Vdiq në aksident, marrin dëmshpërblim gruaja dhe … e dashura e një italiani

Pas vdekjes së një italiani në një aksident automobilistik, kanë marrë dëmshpërblim gruaja, me të cilën kishte një fëmijë, por edhe e dashura e tij me të cilën kishte një lidhje jashtë martesore. Mediat në shtetin fqinj raportojnë se italiani 39-vjeçar, humbi jetën në një aksident në vitin 2020. Në momentin që trupi ishte transportuar në morg, gruaja e tij kishte shkuar me pushime dhe ishte e dashura e tij që njohu viktimën.

39-vjeçari italian kalonte tre ditë me të dhe katër me familjen e tij, duke përforcuar faktin se edhe ajo meritonte të dëmshpërblehej për humbjen e tij. Në përfundim ajo ka mundur të marrë dëmshpërblim, por nuk dihen shumat që kanë përfituar dy zonjat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?